Lajme

Sot varroset 18 vjeçarja e vrarë në Ferizaj

Ndizen qirinj për Marigona Osmanin

18 vjeçarja M.O., e cila dyshohet se u vra të dielën në Ferizaj, do të varroset sot në orën 13:00, transmeton Shqip.com.

Kështu ka bërë të ditur vetë babai i viktimës, Muhabi Osmani, i cili tha se varrimi do të bëhet në varrezat e reja të qytetit, ndërsa pas ceremonisë do të mbahen të pame tri-ditore në shtëpinë e tyre.

“Varrimi do të mbahet sot në ora 13:00 në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt. E pamja mbahet tri ditë në shtëpinë tonë rruga ‘Enver Topalli’”, tha ai.

Lexo edhe:
Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Lushnje, në mesin e tyre 3 gra

M.O. ishte dërguar të dielen pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj nga dy persona të cilët kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa zvicerane.

Nga kamerat e sigurisë ishin kapur pamjet e të dyshuarve dhe fotografitë e tyre ishin shpërndarë në pikat kufitare dhe Drejtoritë Rajonale të Policisë.

Pas disa orësh policia ka arritur ta kap njërin nga dy të dyshuarit. A.S, u prangos të dielën në mbrëmje dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës nga provat e siguruara ka arritur të konstatojë se krimi ishte kryer në një objekt banesor, derisa rasti u cilësua si “Vrasje e rëndë”.

Ndërsa i dyshuari kryesor D.K gjendet ende në arrati dhe po kërkohet nga policia. /Shqip.com