Lajme

Sot tërhiqet shorti për zgjedhje në komunat në veri të Kosovës

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të hedhë shortin ku subjektet politike do të mësojnë numrin garus për zgjedhjet në veri të vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme  për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

Shorti pritet të hidhet në ora 09:00.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është raportuar për një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit.

/Shqip.com