Kulturë

Sot shfaqet “Okarina e Runikut” në Kino Armata

Në kuadër të festivalit ‘Dam’ sot do të transmetohet dokumentari ‘Okarina e Runikut’, në Kino Armata.

Dokumentari do të transmetohet duke filluar nga 19:30.

Filmi është me skenar të Seadet Beqirit, me regji të Genc Berishës dhe producent është Fatmir Spahiun.

Ndërkaq, pas shfaqjes së filmit dokumentar do të ketë edhe diskutim në hapësirën e Kino Armatës.

Gjithashtu do të promovohet libri ‘Mes Kërshërisë dhe dashurisë për muzikën’ në fjalët e Shaqir Hotit: Udhërrëfyes për ndërtimin dhe interpretimin e instrumenteve popullore frymore.

Autore e librit është Rreze Kryeziu- Breznica.