Lajme

Sot shënohet Vidovdani në Graçanicë

Ceremonia tradicionale, përkujtimore e Vidovanit, shënohet sot më 28 qershor.

Këtë vit, do të zhvillohet në Manastirin e Graçanicës.

“Vidovdani” nuk po mbahet në vendin e saj të zakonshëm, në monumentin e heronjve të Kosovës afër Prishtinës, për shkak të situatës në veri të vendit dhe tensionet me Serbinë.

Manifestimi ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit dhe për këtë, do të angazhohet Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes ”Veterrniku”, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.

/Shqip.com