Lajme

Sot shënohet dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Sot shënohet dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në tërë vendin llogaritet të jenë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale.

Në nder të kësaj dite, e para e vendit në ora 10:30 në oborrin e Kuvendit të Kosovës bashkë me përfaqusit e organizatave që përfaqësojnë interesin e të mbijetuarve të dhunës seksuale pritet të organizojnë një ekspozitë.

Monumenti “Heroinat” në Prishtinë, dedikuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe.

Kjo ekspozitë pritet të ilustrojë shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku edhe do të ketë deklarim për media./Shqip.com