Lajme

Sot shënohet Dita e Evropës

Ilustrim

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Dita e Evropës festohet edhe në Kosovë. Kjo festë ka vite që është futur në kalendarin zyrtar të festave.

Përveç Kosovës, Ditën e Evropës e feston edhe Luksemburgu.

Lexo edhe:
Komuna e Prishtinës nesër mbyll dy rrugë, kjo është arsyeja

Prej dy vitesh, ky vend e ka futur në kalendarin e festave 9 Majin.

Nga 27 vende të BE-së, vetëm 26 e shënojnë këtë ditë me aktivitete të ndryshme, por e kanë ditë pune.

Sot do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./Shqip.com