Lajme

Sot shënohen 12 vite nga “21 Janari”, ku humbën jetën 4 qytetarë

21 janari i vitit 2011 shënon një ditë tragjikë në Shqipëri, ku mbetën të vrarë katër qytetarë që protestonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestë e organizuar asokohe nga PS në opozitë.

Si sot 12 vite  më parë mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, teksa protestonin para kryeministrisë.

Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

Kujtojmë se 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E përgjatë këtyre viteve, familjarë, të afërm, si dhe politika bëjnë homazhe në Bulevard, duke vendosur lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit.

/Shqip.com