Lajme

Sot seanca plenare, në rend dite Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti

Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për   akcizën në produktet e duhanit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,

Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Përzgjedhja e kandidatit për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021./Shqip.com