Lajme

Sot proteston Këshilli i Prindërve i shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë

Ilustrim

Këshilli i Prindërve në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë ka paralajmëruar protestë për ditën e sotme

Përmes një njoftimi për media, thuhet se protesta do të mbahet për të shprehur shqetësimet lidhur me mos fillimin e procesit mësimor.

“Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë, ka organizuar një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli.

Protesta do të mbahet para shkollës në fjalë duke filluar nga ora 12:10 deri në ora 13:00.

Janë bërë më shumë se një muaj që kur nxënësit dhe mësimdhënësit gjenden në grevë.

Shumica e shkollave veçse tashmë kanë filluar me proces mësimorë edhe pse SBASH po vazhdon të këmbngulin në kërkesën e tyre.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” ka organizuar një protestë, përmes të cilës kanë kërkuar rifillimin e procesit mësimorë.

Protesta është organizuar në oborrin e shkollës.

Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com