Lajme

Sot pritet të mblidhen tre komisione parlamentare

Sot gjatë ditës pritet që të mblidhen tre komisione parlamentare.

Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 pritet të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione,  ku pritet të shqyrton disa peticione.

Po ashtu nga ora 10:00, pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku pritet të votohet raportin vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2021.

Në 10 ora po ashtu pritet të mbajë mbledhje edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku pritet të zhvillojë takim delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë./Shqip.com