Lajme

Sot pritet të bëhet shqyrtimi i Raportit Vjetor për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mbajë mbledhjen e radhës që do të fillojë nga ora 10:00.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të bëhet shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Rendi  i plotë i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.05/L-118;

Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për mjekësinë ligjore;

Vazhdim-Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e znj. Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit;

Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore;

Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022;

Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2023;Të ndryshme.

/Shqip.com