Lajme

Sot pritet të bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

Sot pritet të bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës. Më pas bëhet edhe votimi për zgjedhjen e rektorit të ri.

Sipas njoftimit, intervistimi do të filloj në orën 10:00 në objektin e Rektoratit të UP-së.

Javë më parë me 8 vota për dhe një abstenim, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishte shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahitin.

Në konkursin për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar gjashtë kandidatë dhe të gjithë meshkuj.

/Shqip.com