Lajme

Sot priten reshje shiu në Kosovë, temperaturat nuk zbriten

Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend.

Sot e nesër do të mbajë i ndryshueshëm, gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Tabela e parashikimit të motit nga IHMK-ja

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s./Shqip.com