Kulturë Kino

Sot ‘PriFest” shfaq filmat ukrainas, si shenjë mbështetjeje për Ukrainën

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest”, sot do të shfaq pjesë të kinematografisë ukrainase.

Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, PriFest do të jetë nikoqir i OIFF – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë).

Me moton “Odesa IFF përtej kufijve: Odesa në PriFest”, Prishtina International Film Festival do të mundësoj hapësirën që OIFF të mbajë një pjesë të programit në Prishtinë, gjatë kohës së këtij edicioni të PriFest.

Kosova vazhdimisht ka bashkëpunuar me Festivalin e Odessës dhe për shkak të situatës në Ukrainë do ta mbështesë në këtë mënyrë.

Odessa ka anuluar programin e saj për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

“PriFest”, do të vazhdojë deri më 25 shtator.