Lajme

Sot përurohet abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Abetarja e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë

Abetarja e përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të përurohet sot në Gjakovë.

Siç bëhet e ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe homologu i saj shqiptar, Evis Kushi, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Abetares së përbashkët me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Ceremonia do të mbahet në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja”, në Gjakovë, me fillim në ora 10:00.

Për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nga 1 shtatori ka vendosur që të hyjë në grevë të përgjithshme.

Kjo për shkak se sindikalistët nuk arritën të dakordohen me zyrtarë të institucioneve për kërkesat e tyre.

Përmes saj, mësimdhënësit synojnë të i realizojnë kërkesat e tyre për 100 euroshin dhe miratimin e Ligjit për Pagat.

Kundër kësaj proteste janë shprehur hapur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në konferencën e 31 gushtit, ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se autoritetet kompetente kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit./SHQIP.com