Lajme

Sot përmbyllet fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve

Zgjedhjet Lokale 2017

Subjektet politike sot do të përmbyllin fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen ditën e diel, 14 nëntor.

Kandidatët të cilët janë në garë për kryetar të komunave, sot kanë ditën e fundit që të takojnë qytetarët e të shpalosin programet e tyre. Fushata zgjedhore sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte pesë ditë.

Ilustrim

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën.

Ndërsa, të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477./Shqip.com