Lajme

Sot Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

Foto ilustruese

Sot në seancën e Parlamentit Evropian në rend dite do të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën, votim ky i  fundit në këtë proces për qytetarët e Kosovës.

Votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian pritet të jetë nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. Një rrugë e cila ka nisur 12 vite më parë ende nuk ka përfunduar.

Historia e vizave:

1. Korrik 2018: Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

2. Gusht 2018: Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

3. Shtator 2018: Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

4. Shtator 2019: Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

5. Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

6. Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

7. Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

8. Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

9. Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

10. Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

11. Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

12. Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

13. Liberalizimi hyn në fuqi.

/Shqip.com