Lajme

Sot numërohen votat e fundit

Numërimi i votave në zgjedhjet lokale

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të martën do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe të atyre personave me aftësi të kufizuara, të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Numërimi do të fillojë në orën 11:00, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’ju konfirmoj se të martën, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe të atyre personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Numërimi i këtyre votave, të cilat janë të fundit për raudin e parë të këtyre zgjedhjeve, fillon pas përfundimit të rinumërimit të votave në 43 vendvotime.

Më pas do të certifikohen rezultatet e raundit të parë.

Raundi i dytë i komunave që kanë shkuar në balotazh zhvillohet më 14 nëntor. /Shqip.com