Lajme

Sot n’Shënjestër – KEDS dhe punësimet familjare në këtë kompani

Kompania KEDS

Episodi i ri i “Shënjestrës” që do të publikohet të mërkurën e 20 tetorit, tregon për largimin e punëtorëve në kompaninë KEDS dhe zëvendësimin e tyre me familjarët e pushtetarëve.

Ky plan i kompanisë filloi të implementohej vetëm pasi privatizoi rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë.

Në këtë episod do të identifikohen edhe rastet e punësimeve familjare të disa figurave me pozita kyçe në institucionet e Kosovës.

Ky fenomen për të cilin ka vjet që është dyshuar se po ndodhë, do të faktohet në edicionin e sotëm të hulumtimeve të “Shënjestrës”.

Ndërkaq, në emisionin e fundit investigativ është raportuar për konfliktin e thellë të interesit të Selman Hotit – anëtarit të Bordit të ZRRE-së, i cili edhe pse i kundërligjshëm – kalon pa u vërejtur.

Hoti është anëtar i Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë dhe në të njëjtën kohë pronar i kompanisë “Electra”, ZRRE kontrollon punën e nënkontraktorëve të KEDS-it dhe “Electra” është një nga ta.

Premiera e episodit të tretë të emisionit “N’Shënjestër”, do të shfaqet në orën 19:00 në Facebook dhe Youtube. /Shqip.com