Lajme

Sot njëjtë sikur dje, një litër naftë kushton 1 euro e 75 cent

Ilustrim
Ilustrim

Çmimi tavan për derivatet e naftës i publikuar më 10 korrik nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë vlen edhe sot.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i dizelit është 1.75 euro për litër, i benzinës me 1.69 euro dhe i gazit 0.78 euro për litër.

Çmimit tavan i publikuar nga MINT

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.

Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale./Shqip.com