Sport Ndërkombëtar

Sot – një vit më parë – Suarez u transferua në Atletico Madrid

Luis Suarez

Nga Barcelona u “dëbua” me vetëm një telefonatë.

I heshtur e më shumë respekt për klubin – ai largua me lot në sy.

Luis Suarez u bashkua me Atletico Madrid – sot një vit më parë – pasi në Barcelonë e konsideruan “të panevojshëm”.

Por, “El Pisteloro” e tregoi se kishte shumë për t’i dhënë futbollit akoma.

Në sezonin debutues me Atleticon – ai realizoi 21 gola dhe asistoi tre herë – duke qenë më meritori pse “los colchoneros” e rrëmbyen titullin e kampionit.

Sulmuesi uruguain nuk harroi t’i “përshëndeste” ata që e larguan nga “Camp Nou” – me një festim ikonik – në golin e shënuar ndaj Barçës.

35 vjeçari – tashmë është rikthyer në vendlinje – te Nacional ku do të luaj deri në fund të muajit tetor dhe më pas do të jetë lojtar i lirë./Shqip.com