Sot nis festivali “Art Without Limit International Film Festival”
Publikuar:
(01.12.2022 11:02:02)
Të enjten nis edicioni i tretë i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”.
Festivali do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00 në Kino Atmata në Prishtinë.
“Art Without Limit International”, u kushtohet personave me aftësi të kufizuara.
“Të gjithë filmat pjesëmarrës ngërthejnë në vete storie për personat me aftësi të kufizuara, ku përmes filmave shpalosen ngjarje e histori inspiruese duke përçuar mesazhe pozitive”- thuhet në njoftim.
Festivali do të zgjas deri më 3 dhjetor.
/Shqip.com