Lajme

Sot nga ora 14:00, PSD proteston kundër Gjykatës Speciale

Sot nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë, Partia Socialdemokrate do të protestojë kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të marrë për Sali Mustafën.

PSD ka bërë të ditur se kanë kryer parapërgatitjen për protestën e sotme. Ata publikuan fotografi ku shihej se në pankarta shkruhej “UÇK”, “Pjeter Shala”, “Salih Mustafa”, “Nasim Haradinaj” etj.

Në përkrahje të protestës ka dal edhe OVL e UÇK-së. Këtë e bëri të ditur u.d. i kryetarit, Faton Klinaku.

Kujtojmë që Salih Mustafa u dënua me 26 vjet për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Këto krimet, sipas Speciales, dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash, në prill të vitit 1999.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, deklaroi gjyqtarja në momentin e shpalljes së dënimit ndaj Mustafës.

/Shqip.com