Lajme

Sot nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për huazimin e 300 qelive

Ilustrim.

Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës, në të cilën kjo e fundit do të huazojë rreth 300 qeli të burgjeve, përcjell Shqip.com.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajnë konferencë për media, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive.

Ceremonia e nënshkrimit, si dhe konferenca për media mbahen në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës – Zyra e Kryeministrit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë, të enjten kishte njoftuar se përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë dollarë, teksa pritet që ato të huazohen në burgun e Gjilanit.

“MD-ja njofton se janë pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Bashkëpunimit Zhvillimor për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar. Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës.

Të dënuarit të cilët do të transferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtërishme”, thuhej në njoftimin e MD-së./SHQIP.com