Ekonomi

Sot në Komisionin për Buxhet do të diskutohet për tërheqjen e 30 përqind të Trustit

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që do të mbahet nga ora 10:00, në rend të ditës do të diskutohet edhe për tërheqjen e 30 përqind të Trustit.

Konkretisht, do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.

Kujtojmë, se në qershor të këtij viti, projektigji  që do t’ua mundësonte qyetarëve tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve të tyre të grumbulluara në Fondin Pensional, nuk kaloi.

Kësaj here, projektligji u iniciua përmes nënshkrimit të peticioneve nga ana e qytatarëve.

Mbi 17 mijë nënshkrimet që u mblodhën për tetë ditë u njohën si të rregullta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rendi i ditës:

3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021;

4. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022;

5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-101 për Fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-115 me Ligjin nr.04/L-168 dhe Ligjin nr.05/L-116;

6. Votimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021;

7. Të ndryshme.

/Shqip.com