Lajme

Sot në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq

Pamje nga njëri prej takimeve të zhvilluara në Bruksel

Dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pritet të takohen të sot për të diskutuar mënyrën e zbatimit të marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, përfshirë edhe krijimin e një Komisioni të Përbashkët.

Bashkimi Evropian tha se udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjes së energjisë pritet të jetë gjithashtu temë e diskutimeve diten e sotme.

Udhërrëfyesi i Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë nuk ishte një temë në negociatat që çuan në marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe Ohër. Megjithatë, ajo është pjesë e Marrëveshjeve të Dialogut të kaluar dhe rrjedhimisht e detyrueshme.

Me Marrëveshjen e re, palët u zotuan të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e kaluara të Dialogut”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën për media.

Kujtojmë se marrëveshja për energjinë u arrit në tetor të vitit të kaluar, pas ndërhyrjes së BE-së meqë Kosova kërcënoi me tërheqje të licencës për operatorin serb Elektrosever për shkak të mospërmbushjes së kritereve të parapara me Udhërrëfyes.

“Elektrosever”, pronë e kompanisë energjetike të Serbisë mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor të vitit të kaluar.

Marrëveshja për energjinë ndërmjet Koosvës dhe Serbisë u arrit që më 2013, por ajo nuk u zbatua asnjëherë.

/Shqip.com