Rozë

Sot në “BBVA”, kur Luiz Ejlli ishte dhëndri i Jozefina Topallit, historia e bujshme me vajzën e politikanes

Këngëtari, Luiz Ejlli është një ndër personazhet më të komentuar në media.

E gjithë kjo për shkak të deklaratës se tij që ai është i sëmurë dhe për këtë ka hyrë edhe në Big Brother VIP Kosova.

Pas kësaj janë bërë edhe analizat dhe sipas produksionit ai është shëndosh.

Por, para kësaj ai ishte i njohur për lidhjen me vajzën e Jozefina Topallit. Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

Dyshja nuk janë deklaruar për këtë ndarje dhe brenda pak kohe Megi rigjeti dashurinë si dhe tashmë është nënë e dy djemve, duke hedhur pas krahëve këtë histori.

Ndërkohë për jetën private të Luiz Ejllit pas ndarjes në 2017, presim të mësojmë në “Big Brother VIP”.

/Shqip.com