Sport Shqiptar

Sot, ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Gara për Kupën e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa sot zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale.

Prishtina, Llapi, Gjilani dhe Vushtrria kanë arritur deri në këtë pikë të garës dhe shpresojnë t’i shkojnë deri në fund.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi si skuadër “specialiste” e Kupës e pret Gjilanin. Dy skuadrat do ta japin maksimumin me synimin që në ndeshjen e kthimit të hyjnë me rezultat sa më të mirë dhe në këtë mënyrë ta sigurojnë kualifikimin në finale.

Në ndeshjen tjetër takohen Vushtrria – Prishtina, në të cilën kryeqytetasit shihen si favoritë.

Tri skuadrat e Superligës, triumfin në garën e Kupës e shohin edhe si mundësi për të marrë pjesë në garat evropiane.

Të dyja këto ndeshje nisin me fillim nga ora 15:00, kurse ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 19 prill

/Shqip.com