Kulturë

Sot ndahen çmimet në fushën e artit pamor

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të ndaj çmimet vjetore në fushën e arteve pamore.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet sot.

Kështu ka njoftuar vetë MKRS përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të MKRS-së, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Ngjarja do të mbahet me 15 qershor 2022 (e mërkurë) në orën 14:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që në vitin 2021 Çmimi kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi” iu nda prof. Agush Beqiri post-mortum, çmim të cilin e pranoi vajza e tij znj. Florentina Beqiri Zhubi.

Ndërsa çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor për vitin 2020 iu nda artistit të nderuar prof. Faik Krasniqi.