Sot moti i ndryshueshëm, parashikohen reshje shiu

Sot gjatë ditë së enjte pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Krahas kësaj parashikohen edhe reshje shiu.
Duke u bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të bijën edhe temperaturat.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku gjatë këtyre dy ditëve parashihen edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Tutje, IHMK-ja njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Kujtojmë, se dje gjatë mbrëmjes ka pasur stuhi dhe reshje shiu në disa vende të Kosovës.
Nga stuhia e madhe e shiut dhe erës, janë vërshuar rrugët si dhe në Ferizaj janë rrezuar drunjë, shtylla elektrike si dhe kulme të objekteve.
Nga këto probleme të shkaktuara në Ferizaj, është bllokuar edhe komunikacioni rrugor./Shqip.com