Lajme

Sot mbyllet konkursi për policët në veri, Sveçla i kënaqur me aplikimet

Policia e Kosovës / Foto: Visar Loku

Sot pritet të mbyllet konkursi për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve që do të angazhohen në katër komunat në veri të vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se është i kënaqur me aplikimet. Ndërsa, ekspertë të sigurisë thonë se konkursi mund të dështojë për shkak të numrit të vogël të aplikimeve, që është pasojë e presionit të Serbisë.

Duke mos treguar numrin e aplikantëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i kënaqur me aplikimet.

Konkursi i hapur në fillim të janarit për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve, erdhi si pasojë e dorëheqjeve të ish policëve serbë në katër komunat veriore të Kosovës.

Konkursi që fillimisht ishte paraparë të mbyllej më 27 janar, ishte shtyrë edhe për dy javë. Nga Policia, nuk kanë treguar për numrin e aplikantëve.

/Shqip.com