Lajme

Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës të mërkurën do ta zhvillojë mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 10:00.

Gjatë takimit të fundit qeveritar ishin miratuar masat e reja anti-COVID.

Pandemia pritet të jetë njëra ndër çështjet kryesore të trajtimit.

Kosova po përballet me një situatë të vështirë, pasi numri i qytetarëve që vdesin çdo ditë si pasojë e Coronavirusit është i lartë. 

Lexo edhe:
Zgjedhjet lokale: Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

28 qytetarë kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit si pasojë e COVID-19.

Opozita po e kritikon Qeverinë për “neglizhencë” ndaj menaxhimit të pandemisë.

Sipas tyre, lirimi i masave gjatë verës ka ndikuar që gjatë shtatorit shifrat e infeksioneve dhe vdekjeve të jenë të larta.

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, kishte thënë se ishte e nevojshme hapja për shkaqe ekonomike.

Sipas tij, “Kosova është vend i varfër dhe e kanë pasur të pamundur t’i izolojnë qytetarët e t’i financojnë”. /Shqip.com