Lajme

Sot mblidhet Kuvendi, shqyrtohet projekt-rezoluta për rritjen e normës tatimore

Sot gjatë ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare.

Sipas njoftimeve të Kuvendit, gjatë kësaj seancë janë shtatë pika të rendit të ditës duke përfshirë deklarimet dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu, do të bëhet edhe shqyrtimi i projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Do të shqyrtohet edhe propozimi i  GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00.

/Shqip.com