Lajme

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Komisionit për Mbikëqyrjen e Financiave Publike

Sot në Kuvendin e Kosovë pritet që të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të bëjë shqyrtimin raportin e auditimit të përformancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)”.

Të ftuar në këtë komision do të jenë kryesuesi i Bordit të KOSST-it, Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv Evatar Zeqiri.

Mvledhja do të fillojë nga ora 11:00.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të miratojë planin e performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. 

Kurse, duke filluar nga ora 13:00, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. 

/Shqip.com