Lajme

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Objekti i Kuvendit të Kosovës

Sot gjatë ditës pritet që të mblidhen tri komisione parlamentare

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të organizojë takim njoftues me inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala.

Ngjarja do të fillojë nga ora 10:00.

Komisioni për Integrim Evropian do të bëjë shqyrtimin e raportin e punës së Komisionit për vitin 2022 duke filluar nga ora 11:00.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme;

Krahas kësaj në po të njëjtin komision do të shqyrtohet raporti i shpenzimeve të RTK-së për tetor-dhjetor 2022 dhe Programin e Shpenzimeve për janar-mars 2023.

/Shqip.com