Lajme

Sot mblidhen tetë Komisione

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen tetë komisione

Fillimisht në ora 10:00, pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Këtu pritet të shqyrtohet raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Po ashtu në ora 10:00, pritet të mblidhen edhe katër komisione tjera.

  1. Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
  2. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione, shqyrton Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike.
  3. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023.
  4. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë.

Ndërkaq në ora 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C” dhe plotësim ndryshimin e Ligjit për energjinë.

Dhë në ora 13:00, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

/Shqip.com