Lajme

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot gjatë ditës pritet të mblidhen pesë komisionet parlamentare.

Fillimisht në ora 10:00 , drejtori i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj, pritet të raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike së bashku me kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Po ashtu duke filluar nga ora 10:00 pritet të mblidhen edhe dy komisione tjera. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me drejtorin e Shoqatës “HANDIKOS”, Afrim Maliqin si dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021.

Në ora 11:00, pritet të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku pritet të shqyrtohet mocionin i 10 deputetëve të Grupit Parlamentar  të LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Dhe duke filluar nga ora 11:00, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban mbledhje ku pritet të  raportojë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari./Shqip.com