Lajme

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Në Kuvendin e Kosovës, gjatë ditës së marte pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa projektligje.

Objekti i Kuvendit të Kosovës

10:00 – Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

10:00 – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal me kryesuesin e Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini.

11:30 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

13:00 – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve në këtë institucion.

13:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa projektligje./Shqip.com