Lajme

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Kuvendi i Kosovës

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare. Nga ora 10:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektëligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë:

10:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës.

10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektëligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022.

11:30

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022. Te ftuar: Përfaqësuesit e KPK-së.

/Shqip.com