Lajme

Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendi të Kosovës pritet të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Komisioni i parë që mblidhet është ai për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në ora 10:00 mblidhet, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Po ashtu duke filluar nga ora 10:00 pritet të mblidhen edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në ora 11:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe në ora 13:00 Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

/Shqip.com