Lajme

Sot mbahet seanca për Kosovën në Këshill të Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit për të diskutuar për Kosovën. Kjo ka ardhur pas kërkesës që ka bërë Serbia që është përkrahur edhe nga Rusia, e ku do të diskutohet për ngjarjet e fundit në Kosovë që lidhen edhe me vendimin për ndalimin e dinarit.

Siç bën të ditur Security Council Report, Serbia pritet të marrë pjesë sipas rregullit 37 të procedurës së Këshillit, ndërkohë Kosova do të marrë pjesë sipas rregullit 39.

Serbia në një letër të 5 shkurtit drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit, Serbia kërkoi një takim urgjent për të diskutuar situatën në Kosovë, duke thënë se “aktet e njëanshme” të Kosovës “përfaqësojnë një shkelje të hapur të [rezolutës së Këshillit të Sigurimit] 1244″ të vitit 1999”.

Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në një deklaratë për shtyp të 6 shkurtit, Ziadeh bëri thirrje që “çështjet e pazgjidhura”, duke përfshirë “kohën e përshtatshme për të lejuar komunikim efektiv dhe komunikim adekuat të komuniteteve”, të diskutohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE.

/Shqip.com