Lajme

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Sot gjatë ditës së martë do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Tirana është vendi i parë në Ballkan që pret liderët e vendeve evropiane në Samitin siç është ky.

Duke filluar nga ora 9:30 do të mbërrijnë liderët në vendin ku do të mbahet Samiti.

Nga ora 10:00 do të bëhet firmosja e marrëveshjes Roaming.

Mbërritja e liderëve të tjerë do të vazhdojë edhe nga ora 10:15 dhe për të filluar me pas me seancën e parë plenare.

Parashihet edhe foto familjare e liderëve te vendeve pjesëmarrëse në Samit dhe pas saj vazhdimi i seancës së dytë plenare, raporton Abcneës.al.

Nga ora 14:30 do të jetë konferenca e liderëve duke përfshirë presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në këtë samit, kryeministri i Spanjës nuk do të marrë pjesë për arsyeje se vendi që ai përfaqëson e ka Ditën e Kushtetutës në të njëjtën ditë kur është paraparë mbajtja e takimit.

/Shqip.com