Lajme

Sot mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

Testi i Maturës

Sot pritet që të mbahet Testi i Arritshmërisë. Testit pritet ti nënshtrohen rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.

Ky proces pritet të mbahet në 176 qendra të testimit dhe për këtë janë angazhuar 1600 administratues për të mbarëvajtur procesin.

Pjesa e dytë e këtij testimi pritet të mbahet me 14 qershor.

Gjatë ditës së djeshme Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë, ku ka biseduar rreth organizmit të Testit të Arritshmërisë, me nxënës, mësimdhënës dhe drejtues të kësaj shkolle.

Duke rikujtuar se nxënësit e kësaj gjenerate janë përballuar me vështirësitë e krijuara nga pandemia Covid-19, ministrja Nagavci tha se ata do të kenë në dispozicion 2 orë për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat edhe shprehu bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë kanë mësuar gjatë shkollimit./Shqip.com