Lajme

Sot mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy kuvendeve shqiptare

Sot gjatë ditës së diele do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo mbledhje do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në kryeqytetin e Shqipërisë.

Deputetet nga Kosova, tashmë ndodhën atje.

Mbledhja do të nisë me fjalimet e dy kuvendarëve shqiptarë për të vazhduar më pas me fjalime përshëndetëse nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Krahas kësaj, fjalën në këtë mbledhje parashihet që ta kenë edhe shefat e grupeve parlamentare të të gjitha partive që tashmë kanë ulëse në kuvende.

Kjo është agjenda për mbledhjen e parë të dy kuvendeve:

/Shqip.com