Lajme

Sot Kuvendi mbanë seancë plenare

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

 Sot gjatë ditës së enjte pritet që të ketë seancë plenare në Kuvendin e Kosovë.

Përveç pyetjeve parlamentare dhe pikave të tjera jashtë rendit të ditës, Kuvendi pritet që ta votojë projekt-rezolutën për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Krahas kësaj, në po të njëjtën seancë pritet që të bëhet edhe shqyrtimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu do të shqyrtohet propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bekim Arifit.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka 13 pika të rëndit të ditës si dhe do të filloje nga ora 10:00.

/Shqip.com