Lajme

Sot kurorëzohet Mbreti Charles III, merr pjesë edhe Osmani

Pas 70 vjetësh Mbretëria e Bashkuar do të mbajë ceremoninë e kurorëzimit mbretëror.

Kjo vjen pas kurorëzimit që iu bë Mbretëreshës Elizabeth në vitin 1953, ku pas vdekjes së saj, tash postin e mbretit zyrtarisht e merr i biri Charles.

Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camila do të kurorëzohen si mbretër sot rreth orës 10 në Westminster Abbey.

Për këtë ceremoni janë të ftuar rreth 100 krerë shtetesh, në mesin e tyre edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila udhëtoi të premten për të marrë pjesë në këtë kurorëzim.

/Shqip.com