Kulturë Kino

Sot jepet premieria e filmit “Përtej Territ”, rrëfimet e grave që i mbijetuan dhunës

Filmi “Përtej territ”, do ta jap premierën të martën në Kino Armata.

“Përtej territ”, rrëfen historitë e grave që i mbijetuan dhunës.

“Tri gra të guximshme kosovare rrëfejnë historitë e jetës së tyre se si i mbijetuan abuzimeve e dhunës, mirëpo rastet e tyre mbesin të neglizhuara ndër vite dhe të pazgjidhura si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gratë, japin detaje të luftës së tyre për shpëtim dhe kërkojnë që drejtësia të vihet në vend.

Filmi shfaq guximin e grave për të dalë prej territ në dritë.

Filmi do të shfaqet nga ora 19:00.

/Shqip.com