Lajme

Sot hyn në fuqi marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për fushën e Sigurimeve Shoqërore

Sot  hyn në fuqi marrëveshja në fushën e Sigurimeve Shoqërore në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Drejtori i Përgjithshëm i Instituti për Sigurime Shoqërore të Shqipërisë, Astrit Hado.

Hado thotë se përmes kësaj marrëveshje mbrohen të drejtat shoqërore e cila do t’iu shërbejë edhe brezave të ardhshëm.

“Hyn sot në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore. Përmes kësaj pakete mbrohen të drejtat shoqërore, gjë e cila do të shërbejë, jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”, shkroi Hado.

Sipas Hados, Instituti të cilin ai e udhëheqë do të mbetët i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për Sigurimet Shoqërore është njëra ndër 19 marrëveshjet e arritur në mbledhjen e 8 të dy qeverive shqiptare.

Lexo edhe:
Këto janë 19-të marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë

Theksojmë se mbledhja e 8-të e qeverive, u mbajt gjashtë muaj pas mbledhjes së kaluar në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve.

Nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri sot, 75 ose rreth 60% janë zbatuar pa probleme, ndërsa kemi realizim mbi 90% të marrëveshjeve nga mbledhja e nëntorit të kaluar. Kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit në implementim të marrëveshjeve./Shqip.com