Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës
Publikuar:
(21.03.2023 08:39:38)
Sot në selinë e FFK-së do të hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Gjysmëfinalen e kanë siguruar janë Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria.
Në këtë fazë të kësaj gare, ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje.
Fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Shorti pritet të hidhet në ora 12:00.
/Shqip.com