Lajme

Sot hapet pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë
Pishina e Gërmisë

Nga dita e sotme do të bëhet hapja e pishinës së vetme të kryeqytetit, ajo e Gërmisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

“NPL Sport Marketing SH.A. ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues e infrastrukturën mbështetëse për të qenë të përgatitur gjatë gjithë sezonës verore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit./Shqip.com